Ditën e djeshme, këngëtarja Ingrit Gjoni festoi ditëlindjen, por këtë vit zgjodhi të mos publikonte foto apo video të vetes në rrjete sociale.
Pavarësisht se prej kohësh i ka munguar publikut me projekte të reja muzikore, Gjoni ndan momente nga jeta e saj e përditshme me ndjekësit.
Ingrit ka lindur më 24 dhjetor të vitit 1981 dhe dje festoi 39-vjetorin e lindjes.
Urimet për të ishin të shumta, por ajo që i ka lënë më shumë mbresa duket se është ai i shoqes së Paridit, djalit të saj.
Ingriti publikoi një video në Instagram, ku shfaqej një vogëlushe duke kënduar “Happy Birthday” për të.
“Faleminderit shoqëria e Paridit“, shkroi këngëtarja me shaka krahas videos.
Pak kohë më parë, teksa ishte e ftuar tek “E diell”, këngëtarja pranoi se kishte bërë ndërhyrje estetike.
“Unë kam bërë buzët në 2010-n kur s`i kishte bërë njeri. Jemi shpuar në një parukeri.
Është fat dhe dhuratë kur lind i bukur, por se do të rregullosh diçka të vogël teksa plakesh, mendoj se s`ka asgjë të keqe.
Plakja është ligj i natyrës dhe nuk është turp”,- është shprehur ajo.