Modelja Xhesika Kadiu ngelet një nga modelet më të përfolura në mediat rozë.
Ajo ndan shpesh momente nga përditshmëria e saj me ndjekësit.
Së fundmi, ajo ndau një bashkëbisedim me fansat, ku mirëpriti pyetje të shumta, duke shuar kuriozitetin e tyre.
Kadiu, duket se e ka marrë shumë seriozisht intervistën, pasi nuk ka hezituar aspak t'ju përgjigjet pyetjeve nga më të ndryshmet.
Mes postimeve të shumta, bie në sy kërkesa e njërit prej ndjekësve, së cilës, Kadiu iu përgjigj me një foto.
Ndjekësi i kërkoi që të publikojë ‘screenshot-in’ e fundit që ajo ka bërë.
Dhe modelja nuk ja vonoi aspak përgjigjen, ajo ndau një screenshot me ndjekësit, në të cilin shkruhej shprehja që arriti ta bëhet lajm:
“Seksi në kuzhinë, sepse është e vetmja mënyrë për t’u vendosur në një ishull gjatë 2020-ës”.


