Kim Kardashian duket shumë elegante në fotografitë e reja.
Klani Kardashian-Jenner nuk ishin në gjendje të prisnin këtë vit festën e Krishtlindjes për shkak të COVID-19, kështu që ata vendosën për një mbledhje vetëm familjare të enjten në mbrëmje, shkruan Daily Mail.
Por, kjo gjë nuk ndikoi që Kim Kardashian të mos dukej joshëse, pasi mahniti me një fustan me dizajn të frymëzuar nga luftëtarët dhe vathë shumë të mëdhenj.
Kim, 40 vjeçe, tregoi fizikun në fustanin që e kishte veshur, pasi pjesa e sipërme i ishte përshtatur formave të saj.
Në pjesën e poshtme, fustani kishte ngjyrë jeshile dhe ishte i çarë tek këmbët, kurse flokët i kishte bërë gërshetë.
Por, vëmendje mori me vathët e mëdhenj në formë gjarpri me diamant, të cilët i kishte kombinuar me veshjen.
Në një mori videosh të shpërndara në InstaStory, Kim tregoi për 195 milionë ndjekësit, fustanin frymëzuar nga grekët.