Moderatorja Rudina Dembacaj zgjodhi të uronte ndjekësit për Krishtlindje me disa foto familjare krah vajzës së saj, Viktorias dhe partnerit, Mark Frrokut.
Familja pozoi pranë pemës së zbukuruar dhe kombinuan veshjet me njëri-tjetrin.
Moderatorja mbante veshur një fustan të kuq, Viktoria nje fustan të kuq dhe ngjyrë jeshile, si edhe geta të zeza, ndërsa ish-deputeti ishte i veshur i gjithi me ngjyrë të zezë.
“Nga ky vit i vështirë, uroj të na “shërojë” dashuria! Kshndella t’bardha ❤️”- shkroi ajo krahas imazheve që na sollën atmosferën e festave.
Të shumtë ishin ndjekësit që e uruan moderatoren për Krishtlindje, por kishte edhe nga ata që e kritikuan.
Një prej tyre i vuri në dukje se në fotot familjare ishte vetëm vajza e Rudina Dembacajt dhe jo vajzat e Mark Frrokut, duke e quajtur “një njerkë tipike”.
“Foto familjare … pa fëmijët e tij! Njerkë e je, ai të puthi kalamajt e vet në rradhë të parë, të mbajë afër të vetët dhe të dali me ta,”– komentoi ndjekësia.
Ndërsa moderatorja e mori si gjithmonë me sportivitet, duke iu kthyer: “Jam shtrigë e vërtetë!”.


