Elizabeth Hurley ka mahnitur ndjekësit e saj në rrjete sociale me fotot e fundit që zgjodhi të publikonte për t’i uruar të gjithë ndjekësit me rastin e festës së Krishtlindjeve.
Modelja 55-vjeçare nxori në pah fizikun e saj seksi, teksa pozonte e veshur me bikini të kuqe.
Elizabeth e plotësoi pamjen me një kapuç si të babagjyshit dhe me make up profesional.
Modelja joshëse zbuloi së fundmi se është izoluar bashkë me familjen në rezidencën e saj prej 6 milionë paundësh.
Ajo kaloi 16 javë në shtëpi bashkë me nëntë persona të tjerë, përfshirë motrën e saj të madhe, Kate, djalin e saj Damian, 18 vjeç, nënën Angela, 80 vjeç, si dhe disa familjarë të tjerë.