Kiara Tito i plotëson dëshirën ndjekësit, publikon foto të realizuar tetë vite më parë! Ja si dukej moderatorja dikur

Bota e Yjeve

Kiara Tito i plotëson dëshirën ndjekësit, publikon foto të realizuar tetë vite më parë! Ja si dukej moderatorja dikur

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 15:28
Kiara Tito

Mbrëmjen e djeshme, Kiara Tito vendosi që t’ua realizonte dëshirat ndjekësve të saj, duke u dhënë mundësinë që të kërkonin një foto të caktuar të moderatores.

“Show me a picture of” është kthyer në trendin më të ri të Instagram-it, prandaj edhe Kiara vendosi ta provonte.

Një nga ndjekësit, i kërkoi të publikonte një foto të realizuar në vitin 2012, pra bëhet fjalë për tetë vite më parë.

Tito postoi një foto të realizuar në plazh, ku shfaqet e veshur me bikini, krahas së cilës shkruante “Me filtra shumë”.

Përveç kësaj, Kiara publikoi edhe një foto të shkrepur gjatë kohës kur ishte e infektuar me Covid-19.

Moderatorja zbuloi se ishte prekur nga virusi një javë më parë. Ajo tregoi se e kishte kaluar lehtë teksa kishte qëndruar e izoluar në shtëpi.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat