Gigi Hadid ndan foton e rrallë të Zayn me të bijën dhe të gjithë sytë zemra!

Bota e Yjeve

Gigi Hadid ndan foton e rrallë të Zayn me të bijën dhe të gjithë sytë zemra!

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 06:36
Zayn Malik dhe Gigi Hadid

Zayn Malik dhe Gigi Hadid janë në mesin e personave që këto Krishtlindje dhe Vit të Ri e festojnë si prindër e sigurisht emocionet dhe atmosfera ndihet më shumë tek ta.

Pak javë më parë super modelja ndau disa foto me të bijën në Instagram duke na treguar edhe dekorimet në shtëpinë e tyre.

Këto Krishlindjet ata i kanë kaluar së bashku me pjesën tjetër të familjes Hadid, përfshirë edhe Dua Lipën. 

Sakaq, Gigi ka ndarë edhe një foto babë e bijë, pasi vetë Zayn është shumë i kursyer. Në foton e publikuar prej saj shihet se Zayn po e mban të vogën në krahë teksa e kanë veshur me të bardha.

Po ashtu, modelja ka ndarë një foto të vogëlushes sigurisht duke ia fshehur portretin.

Image
Insta

Jeta e dy të rinjve ka ndryshuar shumë pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre, teksa janë treguar super të rezervuar rreth detajeve si gjatë shtatzënisë së modeles, ashtu edhe pas lindjes së saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat