Ka kohë që Zaimina Vasjari nuk është aktive në muzikë, porse ajo vazhdon të përcillet nga fansat e saj të shumtë.
Këngëtarja e shndërruar në sipërmarrëse numëron afro 600 mijë ndjekës në Instagram, ku publikon imazhe të ndryshme që shpesh vënë në plan të parë dukjen e saj.
Gjatë fundjavës, ajo ja sjellë disa fotografi në të cilat shfaqet si bionde duke i pyetur fansat e saj se cilën dukje e preferojnë.

“Ta mbyll vitin brune apo zeshkane”, është pyetja që ua ka drejtuar ndjekësve të saj të shumtë.
Imazhet kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime dhe Zaimina si rëndom, spikat me dukjen e saj.

