Ditën e sotme, Rudina Dembacaj e ka nisur me publikimin e një albumi fotografik të dashurisë së saj më të madhe, Viktorias.
E vogla e shtëpisë feston 4-vjetorin e lindjes, prandaj, aktorja e humorit bëri këtë gjest të bukur.
“4 vjeç. Dashuria ime më e madhe. Gjithçka e imja, gëzuar ditëlindjen!”, shkroi Dembacaj krah fotove të vogëlushes, e cila është shoqëruesja më e mirë e mamit në çdo moment.
Duke qenë shumë aktive në rrjete sociale, Rudina ka treguar nëpërmjet postimeve të shumta, se Viktoria është gjëja më e rëndësishme dhe më me vlerë që ajo ka në jetë, për të cilën do të bënte gjithçka.
Edhe pse tashmë është në një marrëdhënie me Mark Frrokun, aktorja ka treguar se me ish-bashkëshortin ruan raporte shumë të mira.
Vetëm disa ditë më parë, ajo publikoi në llogarinë e saj në Instagram disa foto me Viktorian dhe me Aleks Varfajn, duke treguar se për vajzën e tyre do të bëjnë çdo gjë.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/28/auto_rudina-dembacaj-131609171891.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/28/auto_rudina-dembacaj-521609171894.jpg)