Eduart Grishaj ka treguar se Dielli është një kopje e tij. Teksa fliste për djalin, regjisori tha se vogëlushi është fëmijë i mbarë dhe gjatë gjithë natës fle gjumë “si vetë ai”.
“Moti duket që me mëngjes”- u shpreh Eduart Grishaj, teksa me shaka i hidhte kunja Arbana Osmanit se kujt i ngjan djali.
“Dielli është shumë i mbarë, duket si baba që fle natën. Është brilant, fle në orën 12:30, ashtu si gjithë të rriturit dhe fle gjithë natën. Kurse ditën rri zgjuar, e ke për këngë, valle e muzikë. Nuk hedhim kunja kujt i ngjan, duket që është si unë. Moti duket që me mëngjes. Kështu them unë, kur të dalë Arbana do flasë për veten (qesh),”– tregoi ai, i ftuar në Wake Up.
Ndërsa rrëfeu se me ardhjen në jetë të Diellit gjërat për të kanë ndryshuar dhe ka një kënaqësi shumë të madhe kur shkon në shtëpi.
Regjisori u shpreh se e ndihmon shumë partneren e tij, pas lindjet së djalit duke theksuar se “i ka qenë në krahë moderatores pa qenë Dielli, imagjino tani”.
“Gjëja që ka ndryshuar, që evidentohet është se kur shkon në shtëpi ke një kënaqësi shumë të madhe kur e shikon, kur jep ato reagimet e para. Arbanës i kam qenë në krah pa qenë Dielli, imagjino çfarë bëj tani. E mbaj, kujdesem për të, ngaqë jam edhe shumë i gjatë nuk qan, kur e mbaj në sup i sheh njerëzit nga sipër dhe i duket vetja i rëndësishëm,”– përfundoi Eduart Grishaj.