Butrint Imeri ka provokuar fanset e tij përmes rrjeteve sociale.
Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri njihet si më i kërkuari i estradës.
Ndonëse është mjaft i angazhuar me projekte muzikore, rëndësi të madhe i kushton edhe fizikut të tij.
Butrinti është mjaft aktiv në rrjete sociale me publikime të shpeshta nga përditshmëria dhe jeta e përditshme.
Së fundi këngëtari shihet duke ushtruar në palestër, ndërsa në veshje sportive tregon muskujt e formësuar.
Vlen të theksohet se Butrinti është duke shijuar suksesin e këngës së fundit “Phantom”, e cila grumbulloi rreth 4 milionë klikime brenda disa ditëve.