Festat e fundvitit e gjetën Dua Lipën si një nuse vërtetë shembullore. Këngëtarja e njohur këtë vit vendosi ta kalonte Krishtlindjen jo me familjen e saj, por me atë të partnerit, Anwar Hadid.
25 vjeçarja ka ndarë me ndjekësit fotografi nga kremtimi festiv jo vetëm me të dashurin dhe foto nga tryeza por gjithashtu me nënën e Anwar, Yolanda Hadid dhe motrat e tij, Gigi dhe Bella Hadid.
Dhe ishte pikërisht kjo foto që solli në qendër të vëmendjes raportin mes të katërtave të cilat duken mjaft të afërta me njëra tjetrën.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/29/auto_Music_Dua_Lipa1609199972.jpg)
Në festën e organizuar në familjen Hadid, nuk mungonte as partneri i Gigit, Zyan, gjë që shtoi zërat se këto mbledhje familjare po bëhen shkak që Dua dhe Zayn të sjellin një bashkëpunim me njëri-tjetrin.