Dizajneri i shumë të famshmëve po përballet me akuza për ngacmim dhe sulm seksual

Bota e Yjeve

Dizajneri i shumë të famshmëve po përballet me akuza për ngacmim dhe sulm seksual

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 08:34
Alexander Wang

Dizajneri, Alexander Wang i njohur për festat e tij të ekstravagante gjatë javëve të modës, i njëjti që veshi supermodele si Bella Hadid, Hailey Baldëin dhe Ashley Graham, po akuzohet për sulm seksual, njofton InStyle.

Disa viktima, përfshirë këtu edhe modelin Owen Mooney, kanë ndarë historitë e tyre në rrjete sociale.

Mooney shpjegoi një incident mes tij dhe Wang në një klub në New York. Modeli pretendon se dizajneri e ka kapur dhe prekur.

High Snobeity raporton se është tjerë kanë folur hapur me incidente të njëllojta. Këto raporte anonime pretendojnë se dizajneri i ka droguar me MDMA të trazuar në ujë, dhe i ka kërcënuar të paraqiten në festa.

Në vitin 2019, reperja Azealia Banks ndau akuza anonime kundër Wang në llogarinë e saj në Instagram. Ndërsa postimet janë zhdukur që nga ajo kohë, ato treguan përvoja të ngjashme me ato që po dalin në dritë tani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat