Rudina Dembacaj e ka treguar tashmë se është e hapur të flasë për çdo gjë me ndjekësit e saj, përfshirë edhe detaje nga jeta e saj personale.
Marrëdhënia e aktores së humorit me ish-deputetin, Mark Frroku, është kthyer në qendër të vëmendjes herë pas here.
Së fundmi, ndjekësit i kanë kërkuar moderatores të publikojë foton e parë që ka realizuar me partnerin që ka në krah dhe Rudina ia ka plotësuar dëshirën.
Ajo publikoi në Instastory një foto bardh e zi, në të cilën të dy dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.
“Ishim shoqëri e sinqertë asokohe”, shkroi Dembacaj, krahas fotos, ku të dy shfaqen të buzëqeshur.
Meqënëse kjo pyetje ishte bërë disa herë, Rudina vendosi që të ndajë me të gjithë edhe foton e parë të realizuar me Frrokun, por këtë herë pasi u bënë çift.
“Pasi më vodhi zemrën”, shkroi aktorja krahas fotos, shoqëruar me një “emoji” zemre.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/30/auto_rudina-dembacaj-mark-frroku-41609330047.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/30/auto_rudina-dembacaj-mark-frroku-61609330048.jpg)