Ndonëse po kalojmë një vit të vështirë për shkak të pandemisë, Eliona Pitarka ka arsye për të gëzuar.
Aktorja e njohur gjatë 2020-ës mori propozimin për martesë nga partneri i saj misterioz dhe mbeti shtatzënë me fëmijën e saj të parë.
Dhe Vitin e Ri, ajo zgjodhi ta urojë me një foto të ëmbël ku tregon barkun e saj të rrumbullakosur.
“Gëzuar festat nga unë dhe ?? ❤️ Pas një viti kaq të vështirë, e vetmja gjë që më vjen të uroj është shëndet dhe begati ??,”- shkroi aktorja në një postim në Instagram, duke mos zbuluar gjininë e fëmijës që po pret dhe se sa muajshe është.
Eliona Pitarka i tha “Po” propozimit për martesë nga i dashuri misterioz në fillim të muajit tetor dhe ndau lajmin me ndjekësit duke treguar unazën në gishtin e martesës.
Megjithatë identitetin e partnerit të saj, aktorja vendosi që ta mbante sekret.
Thashethmet se ajo ishte shtatzënë nisën pasi Eliona Pitarka publikonte në rrjetet sociale foto ku shihej e veshur me rroba të gjera për të mbuluar barkun, që nuk i shpëtoi dot syve të fansave. Më pas aktorja i konfirmoi duke publikuar imazhe ku tregonte barkun e rritur tashmë.