Ant Anstead flet pas ndarjes nga Christina: Nuk ishte vendimi im, me të vërtetë më goditi fort

Bota e Yjeve

Ant Anstead flet pas ndarjes nga Christina: Nuk ishte vendimi im, me të vërtetë më goditi fort

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 09:45
Ant Anstead dhe Christina Anstead

Ant Anstead ka folur haptazi në lidhje me ndarjen nga partnerja e tij, Christina Anstead.

Lajmi për ndarjen e tyre u njoftua në shtator në një postim që ka bërë ylli televiziv në llogarinë e saj personale, Instagram.

Rreth një javë më vonë, Ant bëri një reagim për divorcin duke shtuar, “Unë kurrë nuk kam hequr dorë nga ne. Unë lutem që vendimi i Christina t’i sjellë asaj lumturi”.

Image

Komenti ka bërë që fansat të besojnë se ndarja ishte vendimi i Christina – dhe Anstead tani i ka konfirmuar ato teori.

“Unë mendoj se të gjithë e dimë që ky nuk ishte vendimi im”, ka thënë ai për revistën People. “Me të vërtetë më goditi shumë”.

Ylli i “Wheeler Dealers” tha se është i njohur si dikush që i jep veten ‘plotësisht’ atyre që i do dhe shpjegoi se ‘kishte shumë dashuri për Christina’.

Tani, tre muaj pas ndarjes theksoi se ka qenë në një ‘vend shumë të errët’ për një kohë.

“Unë kisha zgjedhjen, ose të merresha me të ose të vazhdoja të punoja për veten time”, tha ai.

Të njëjtit kanë një djalë së bashku të quajtur, Hudson. 

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat