Getinjo prej disa kohësh është përfolur për jetën e tij private, pasi flirtoi në publik me dy vajzat e njohura të ekranit, Kejvina Kthellën dhe Vildane Zenelin.
Ndërsa kohët e fundit ai publikoi një video me një modele zeshkane shumë seksi me mbishkrimin: “Zemra jem”.
Postimi me vajzën kosovare të identifikuar si Rina, nxiti dyshimet se ajo ishte vajza që i kishte rrëmbyer zemrën reperit.
Megjithatë në një intervistë për “AfterParty”, ai u shpreh se aktualisht nuk është në një lidhje por single, duke hedhur poshtë thashethemet.
Teksa u pyet se do zgjidhte më mirë një partnere të re apo do rikthehej tek ish-i, Getinjo tha se do preferonte të krijonte një lidhje të re.
Ndërsa habiti me përgjigjen, kur u pyet se kush ishte vendi më i çuditshëm ku kishte kryer marrëdhënie seksuale.
Pjesë nga intervista:
Repere më e mirë Tayna apo Loredana?
Getinjo: Nuk mund ti ndaj
Në lidhje apo single?
Getinjo: Single
Më mirë një partnere e re apo rikthim tek ish e dashura
Getinjo: E dashur e re
Ke tradhtuar apo të kanë tradhtuar
Getinjo: Varet në cfarë aspeketi po thua ‘tradhti’, shoqërinë kurrë, femrat po
Dushin vetëm apo me partneren
Getinjo: Herë-herë, herë vetëm, herë me partneren
Seks i shpejtë apo dashuri me përqafime.
Getinjo: Të dyja, së bashku
Plotëso fjalinë: Getinjon do e shihni si baba …
Getinjo: Atëherë kur të vijë momenti
Vendi më i çuditshëm ku kam bërë seks …
Getinjo: Kam shumë vende, për mua nuk është e çuditshme gjithçka, vendi i çuditshëm ka qenë tek varret,
Nëse fiksimi po më sheh tani i them …
Getinjo: Fiksimi nuk më sheh, por vjen.