Në 24 dhjetor Shpat Kasapi kurorëzoi dashurinë me partneren e tij, Selvijen, me fejesë. Ai publikoi në Instagram një foto të dorës së tij dhe të Selvijes, ne të cilën bien në sy unazat e tyre. “24 dhjetor 2020”, shkroi Shpati përkrah fotos.
Ai dha detaje të tjera rreth fejesës, por kishte paralajmëruar prej kohësh se do e zyrtarizonte lidhjen me bukuroshen brune.
Ndërkohë sot ai ka ndarë disa foto të shkëptura nga ceremonia e asaj dite.
Këngëtari shfaqet në foto përkrah partneres së tij, ndërkohë që të dy tregojnë unazat në duar. Selvija shfaqet e veshur me një fustan të kuq të shkurtër, ndërsa Shpati me një bluzë e pantallona të zeza. Të dy shihen të lumtur përkrah njëri-tjetrit, ndërsa në një foto tjetër Shpati shihet duke i dhënë një puthje Selvijes.
“Ne i thamë PO njëri-tjetrit. 24/12/2020”, ka shkruar këngëtari.
Ndërkohë kujtojmë se para pak ditësh në mediat maqedonase u shpërnda lajmi se Shpati ishte arrestuar, pasi ishte kapur me dy pako me kokainë. Thuhej se ai ishte liruar dhe se së shpejti do t’i bëhej gjykimi. Këngëtari reagoi dhe u shpreh se të gjitha ishin shpifje.
“Në Tiranë për qejf, ju më nxorët që jam në burg. Ju përshëndes dhe faleminderit për shpifjet, vazhdoni kështu”, shkroi këngëtari.