Modelja Heidi Lushtaku dhe boksieri Robin Krasniqi dukeshin “çifti” perfekt derisa njoftuan ndarjen e tyre në fillim të vitit pas disa vitesh fejesë.
Megjithatë në fund të muajit tetor qarkulluan thashethemet se çifti i kishin dhënë fund mosmarrëveshjeve dhe ishin rikthyer bashkë.
I pyetur rreth kësaj teme në “Shiko Kush Luan”, boksieri u shpreh se mes tyre ‘nuk ka përfunduar çdo gjë’.
Ndërsa modelja refuzoi të komentonte deklaratat e tij.
“Nuk dua të komentoj, më fal. Sinqerisht nuk dua,”- tha Heidi Lushtaku në emisionin “Rudina”, mbrëmjen e së mërkurës.
Teksa uroi shqiptarët për festat, ajo foli edhe për dashurinë duke thënë se është ushqim i shpirtit.
“Vetes dhe çdo njeriu i uroj shëndet, lumturi, kjo periudhë na ka dhënë një të mirë që të përqëndrohemi tek vetja. Kur qëndrova e mbyllur për disa muaj me prindërit e mi kam thënë o Zot faleminderit. Thoja uroj që çdo njeri ta kuptojë kush është baza jonë, shtëpia jonë e vërtetë, se kisha problem që nuk kishte udhëtime e punë. Uroj dashuri mbi të gjitha, sepse dashuria është ushqimi i shpirtit, i njeriut dhe besoj edhe Zoti na ka krijuar me shumë dashuri, është nevoja jonë më e madhe. Kur e ke dashuri në jetën tënde, e kalon më lehtë, ke energji për të përballuar gjërat,”- u shpreh ajo.
“Je në pritje të dashurisë?”- e pyeti moderatorja.
“Kam shumë dashuri në vetvete dhe gjithmonë e shpërndaj dhe për fat edhe njerëzit ma shpërndajnë,”- tha modelja, duke mos u përgjigjur drejtpërdrejt.
Ajo gjithashtu rrëfeu se gjatë jetës së saj nuk ka pirë kurrë alkool dhe duhan, për të mbrojtur veten nga sëmundjet.
“Nuk pi cigare, alkoolin nuk e kam provuar kurrë në jetë, as verë, as birrë. Besoj se ka qenë një zgjedhje për të mbrojtur veten, e ndjej veten shumë mirë kështu,”– rrëfeu modelja.
Heidi Lushtaku, e cila po zhvillon karrierën e saj si modele në tregun ndërkombëtar, është përfolur shumë për romancën me boksierin.
“Si çdo njeri që ka patur probleme në lidhje edhe ne kemi pas, sidomos kohen e fundit, por nuk ka përfunduar çdo gjë,”– u shpreh Robin Krasniqi, teksa u pyet për përfundimin e fejesës me modelen.
Ndërsa në “After Party”, ai tha se “nuk e di” nëse është në lidhje apo single, duke lënë të nënkuptohet se janë në një fazë pajtimi me Lushtakun.
Pjesë nga intervista:
Në lidhje apo single?
Robin Krasniqi: Se di
Modele apo këngëtare?
Robin Krasiqni: Asnjërën
Pas ndarjes miq apo armiq?
Robin Krasiqni: Miq
Heidi Klum apo Heidi Lushtaku?
Robin Krasiqni: Heidi Lushtaku.