Enca Haxhia duket tejet provokuese e veshur në të kuqe.
Këngëtarja Enca Haxhia është një prej artisteve më të komentuara në estradën shqiptare.
Në prag të festave, ajo realizoi disa fotosesione të reja, të cilat i ka ndarë me ndjekësit ditët e fundit.
Por, ‘ëmbëlsira’ erdhi për fund dhe bëhet fjalë për disa imazhe atraktive, në të cilat Enca shfaqet e veshur në të kuqe.
Si zakonisht, edhe këtë herë ajo vuri në pah gjoksin, teksa pozoi e veshur me një bodysuit të kuq.
“Kartolina juaj per Vitin e Ri ”, ka shkruar ajo, teksa pranoi komente të panumërta nga ana e ndjekësve.
Ndryshe, imazhe me motive festive ajo solli edhe ditë më parë dhe u komentua shumë për to.