Luana dukej mahnitëse në imazhet për festë, ndërsa mori vëmendje me një detaj.
Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të komentuara shqiptare, e cila njihet për paraqitjet atraktive.
Me rastin e ndërrimit të viteve, ajo ndau me ndjekësit disa fotografi, në të cilat shfaqet shumë joshëse.
E veshur me një fustan të bardhë dhe me dekolte të hapur e të çarë tek këmba, Luana bëri që e gjithë vëmendja të kthehet tek ajo.
Por, detaji që u komentua nga ndjekësit ishte ai se fustani i hapur shumë, bëri që të gjithv të dyshojnë se nuk kishte veshur fare të brendshme.
“Qofte ky viti me i bardhe qe keni perjetuar ndonjehere! ??”, shkruan moderatorja sipër fotografive.
Ndryshe, Luana Vjollca e përmbylli një vit të suksesshëm në profesion, teksa ishte aktive edhe në muzikë.