Në ceremoninë "Globe Soccer Awards" për futbollistin më të mirë të shekullit në Dubai, laureati Cristiano Ronaldo dhe e fejuara e tij, Georgina Rodriguez rrëmbyen gjithë vëmendjen me pamjen e tyre.
Georgina shkëlqeu me pamjen e saj, si dhe me fustanin e kuq, ku të gjithë i la "pa frymë".
Mediat spanjolle tashmë kanë zbuluar detaje nga fustani i Georginës, i cili ishte disejnuar në Kosovë, saktësisht në Prishtinë, nga dizajnerja e famhsme, Lia Stublla.
Vëmendje tërhoqi edhe maska të cilën e mbante Georgina si masë mbrojtëse ndaj COVID-19, e cila mundëson mbrojtje të sigurtë ndaj virusit korona.
Në lidhje me këtë kanë shkruar edhe mediat serbe, teksa "Telegraf.rs" në mes të tjerash shkruan:
"Fustan nga Kosova, maskë që 'vret' koronën: Detaje nga pamja magjepëse e Georginës së Ronaldos".