Zërat rreth një romance të mundshme mes Sabrine dhe Ardianit filluan pas këngës së artistit shqiptar “Modela” që u publikua rreth 5 muaj më parë, ku ajo shfaqej si protagoniste.
Pas klipit ata u panë shpesh së bashku e nuk i kursyen fotot krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Jo vetëm kaq. Edhe në TikTok kanë publikuar disa video mjaft të dyshimta, ku lihet të kuptohet se ndoshta edhe bashkëjetojnë.
Madje për ditëlindjen e modeles autori i hitit “Çika Çika” publikoi një foto ku shihen së bashku në një dhomë gjumi.
Kjo i rriti edhe më shumë dyshimet për romancën e tyre. Por, për arsye që nuk i dimë tashmë ata nuk janë më bashkë.
Pavarësisht të gjithave, duket se Sabrine mbetet pjesë e jetës së tij, qoftë edhe si një kapitull i mbyllur. Këngëtari ka ndarë disa foto në Instastory duke treguar momentet më interesante të 2020.
Dhe mes tyre ka përzgjedhur edhe një foto me modelen gjatë xhirimeve të videoklipit, ndonëse nuk i ka bërë tag.