Nicole e priti Vitin e Ri bashkë me të dashurin në plazh.
Nicole Scherzinger ka ndarë fotografi nga festa e Vitit të Ri dhe dukej mahnitëse pranë të dashurit të saj, Thom Evans, shkruan The Sun.
Ylli i “Pussycat Dolls”, postoi disa fotografi në Instagram, ku tregon figurën e shkëlqyeshme të saj, e veshur në të zeza.
Nicole, 42 vjeçe, dukej e pabesueshme ndërsa u përqafua me Thom, 35 vjeç, teksa pritën së bashku vitin 2021 në një plazh romantik.
Ajo veshi fustanin e mëndafshtë, i cili zbuloi figurën e tonifikuar, ndërsa me fundin e çarë në kofshë tregonte këmbët.
Këngëtarja mbajti aksesorët në minimum, me një zinxhir prej ari dhe vathë, ndërsa flokët e gjata i kishte lëshuar mbi supe.
Në anën tjetër, Thom kishte veshur një këmishë blu të zbvrthyer dhe një bluzë të bardhë.
Muajin e kaluar, dyshja festoi njëvjetorin e lidhjes, ata e kishin zyrtarizuar lidhje në tapetin e kuq të ceremonisë “Golden Glove Awards” në janar 2020, në Kaliforni.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/02/auto_gj1609575689.jpg)