Kim Kardashian vazhdon të mbetet ndër emrat më të komentuar të shoubizit.
Së fundi, ajo paralajmëroi koleksionin e ri të “Skims”, teksa publikoi dy fotografi e veshur me ‘bodysuit’ të bardhë.
Ylli televiziv bëri të ditur se koleksioni i saj i ri do të publikohet më 5 janar, por vëmendja ishte tek format e saj.
Kim u fotografua e ulur në një divan, teksa flokët i kishte bërë gërshetë.
Kujtojmë se Kim Kardashian dhe partneri i saj, Kanye West, kishin një vit me ulje-ngritje, madje në një kohë ishin në prag të divorcit, por duket se së fundi gjërat janë përmirësuar.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/02/auto_133974331_10164545128465613_9090096266998299089_o1609602302.jpg)