Modelja dhe këngëtarja Kleoniki Delijorgji ka dhënë disa detaje për këngët që do të lançojë së shpejti.
Teksa ishte e ftuar mbrëmë tek “Soiree”, ajo zbuloi se një nga këngët do të jetë dedikim për të dashurën e ish të dashurit të saj.
“Dashuria e vërtetë është diçka shumë e rrallë dhe jo të gjithë njerëzit e njohin atë lloj dashurie.
Shumica e njerëzve mendojnë që dashuria është që të ndjesh për një person, por jo dashuria e vërtetë pa kushte është që nuk të intereson nëse personi është me ty apo jo, por rëndësi ka që ai personi të jetë mirë.
Kjo është një dashuri që unë e kam ndjerë dhe jam shumë mirënjohëse. Jam shumë e lumtur tani për atë dhe të dashurën e tij.
Kënga ime tjetër në fakt quhet ‘Goddess like me’ domethënë ‘Perëndeshë si unë’ dhe e kam shkruar për të dashurën e atij”,- është shprehur Kleoniki Delijorgji.
Në vitin 2012, modelja u shpall Miss Shqipëria 2012, por tashmë i është dedikuar muzikës.