“Duke e filluar 2021 si një kameleon i vërtetë”, Dua Lipa bëhet bjonde me flokë të shkurtër për “Vogue”

Bota e Yjeve

“Duke e filluar 2021 si një kameleon i vërtetë”, Dua Lipa bëhet bjonde me flokë të shkurtër për “Vogue”

Më: 4 janar 2021 Në ora: 18:50
Dua Lipa

Dua Lipa ka pozuar për revistën e njohur “Vogue”.

Dua Lipa u bë sërish pjesë e revistës më të famshme të modës por ai që na habiti është look-u i saj.

Ajo sot ka postuar ditën e sotme në rrjetet sociale foton e kopertinës së revistës duke na lënë të gjithëve të shokuar.

Dua kësaj radhe  shfaqet me flokë të shkurtë bjond dhe duket kaq ndryshe, teksa ka veshur një fustan të zi, këngëtarja shkruan se është tejet e emocionuar për paraqitjen teksa tregon se numri i revistës del në shitje më 8 janar.

“Duke e filluar 2021 si një kameleoni i vërtetë siç unë jam! Faleminderit Edward Enninful Unë kurrë nuk do ta harroj të gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më ke dhënë gjatë gjithë karrierës sime dhe që më dhurove kopertinën time të dytë , jo ishte një ëndërr që u bë realitet dhe ndihem me fat që kam punuar me disa legjenda të vërteta Emma Summerton, Lisa Eldridge, Emma Roachs, në shitje më 8 janar!”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat