Rrjeti social shumë i përdorur së fundmi, “Tik Tok”, ka gjetur sozinë e një prej modeleve më të famshme në botë: Bella Hadid.
Vajza, e cila ka ngjashmëri të frikshme me modelen, quhet Alexia Kadri, dhe ka 38.1 mijë ndjekës, teksa numëron 1.1 milion pëlqime, shkruan “BuzzFeed”.
Videot e saj kanë bërë xhiron e rrjetit dhe nëse e shihni për herë të parë, do ta keni të vështirë ta besoni që vajza në këto pamje nuk është Bella Hadid.
Këtë fillim viti, Bella Hadid ka marrë vëmendjen e të gjithëve me postimin e fundit.
Jemi mësuar me baluket e lyera në ngjyrë tjetër nga ajo e flokëve në tërësi, mirëpo Bella bëri një përzierje ngjyrash dhe ky mund të jetë trendi i ri i flokëve.
Disa ditë më parë, modelja iu nënshtrua testit të Covid-19, siç tregoi për ndjekësit e saj në rrjete sociale.
Pavarësisht se ka treguar që ka kryer testin, Bella nuk e ka treguar rezultatin e analizës, duke i lënë ndjekësit kuriozë.
Hadid vazhdon punën e saj si modele dhe për shkak të këtij profesioni, duhet të ketë kontakte me persona të ndryshëm.
Ndaj shëndeti i saj është thuajse gjatë gjithë kohës në rrezik.

