Këngëtarja ka publikuar disa imazhe dhe një video në rrjete sociale.
Elvana Gjata nuk ka qenë edhe aq aktive në rrjete sociale por edhe as në muzikë.
Ajo ditën e sotme pasi ka publikuar disa foto në Instagram ku shihej me një veshje të thjeshtë, ku kishte shkruar “Mirë u takofshim”.
Duke shfletuar galerinë e fotografive deri në fund do shihni një video shumë gazmore të këngëtares, e cila po bën video teksa nëna e saj që flet në telefon dëgjohet duke thënë “Gëzuar Vitin e Ri dhe mirë u takofshim! Flasim kur të takohemi!”
Vlen të theksohet se Elvana në fund të muajit gusht në rrjetet sociale erdhi me disa foto, ku u shfaq e veshur me të bardha në majë të një shkëmbi, ku dukej mjaft bukur.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/04/auto_t1609786603.jpg)