Mami i moderatores, Fiori Dardha është ndarë nga jeta pas disa muajsh betejë me një “sëmundje të tmerrshme”.
Donika Goga u nda nga jeta mëngjesin e ditës së sotme dhe lajmin e bëri të ditur vetë moderatorja me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku i prekur të gjithë me fjalët dedikuar nënës së saj të ndjerë.
“Po tani mam’? Po tani?! ?
E di mam’, e di që po të mundje, do më thoje: “Nuk diskutohet vullneti i Zotit!”, madje, edhe do më hidhje një vështrim qortues.
Fluturo lart, shumë lart zemra jonë!
Hapi krahët ëngjëlli ynë dhe bëje më të kaltër qiellin me sytë e tu të shkruar!
Përshkoje rrugën drejt përjetësisë me të njëjtën energji dhe pasion që jetove në 68 vitet e jetës tënde!
Dorëzoju Krijuesit që i ke besuar aq shumë, heroina ime! ?
Të siguroj ëngjëlli im: nuk fitoi vdekja!
Fitimtare është parajsa, sepse sot iu bashkua edhe shpirti yt i bukur!
Ti do të jesh përherë rrezja që do të shkëlqejë më fort, për të ngrohur dhe qetësuar shpirtin tonë!
Të duam, mam’! ❤️”- shkroi Fiori Dardha.
Nëna e moderatores u shtrua në spital në muajin shtator. Në një mini-intervistë me ndjekësit, Fiori Dardha u shpreh se nëna e saj “ vuante nga sëmundja më e tmerrshme më botë, por që ishte një grua e fortë.”
“Mami im po lufton me sëmundjen më të tmerrshme në botë dhe për mua është gruaja më e fortë mbi tokë! Tani ndodhet në shtëpi, shkojmë në spital vetëm për të bërë kimioterapitë,”- shkroi ajo, me 30 tetor.
Moderatorja tregoi se po e përballonte sëmundjen e mamasë “duke qarë fshehurazi”.
“Vuajtja pafund është … Si po e përballoj? Duke kaluar më shumë kohë me të, duke e dëgjuar (në ato pak momente që ka fuqinë të flasë), duke i bërë çdo shërbim që ka nevojë, duke i shprehur mirënjohjen dhe dashurinë që kam, duke i thënë se jam vajza më krenare në botë që kam një nënë si ajo, duke e “pushtuar” me puthje e përqafime, duke i bërë foto dhe video (fshehurazi, sepse i kanë rënë flokët nga kimioterapia dhe nuk pranon foto), duke i dhënë kurajo se do të shkojë gjithçka mirë! Si po përballoj? Duke qarë fshehurazi!”– shkroi Fiori Dardha, në atë kohë.