Tashmë e dimë se postimet e Elvana Gjatës në rrjete sociale janë shumë të rralla, ashtu sikurse edhe në muzikë mungon prej kohësh.
Por, ditën e djeshme duket se këngëtarja bëri një përjashtim.
Ajo publikoi në Instagram disa foto, ku shfaqej e veshur me një “hoodie” rozë dhe me një kapuç të zi.
“Mirë u takofshim”, shkroi Elvana krahas postimit, duke na bërë të dyshojmë për rikthimin e saj.
Por nuk është kështu, sepse nëse e shihni galerinë deri në fund, do të gjeni një video shumë gazmore.
Gjata po filmon në makinë, teksa nëna e saj dëgjohet duke folur në telefon: “Gëzuar Vitin e Ri dhe mirë u takofshim! Flasim kur të takohemi!”
E sigurisht s’mund të mungonte një koment epik nga Ermali, i cili si gjithnjë lë komente shumë gazmore në postimet e mikes së tij.
“Njerëzit s’kanë bukë të hanë, ti vesh kshu kapelesh…dhe me makinë që bën më shumë se 6.500 euro me targa,”- ka shkruar ai.
Këngëtarja nuk ka reaguar ende, por fansave të saj nuk u ka shpëtuar ky koment.

