Lajmet për shtatzëninë e aktores qarkulluan në mediat e huaja që në shtator të vitit që lamë pas, ndërsa “Daily Mail” ka publikuar së fundmi foto të aktores me barkun e rrumbullakosur, duke konfirmuar kështu zërat.
Gjithashtu, burime për “Us Weekly” bëjnë me dije se Emma Stone është tepër e lumtur për shtatzëninë e saj dhe për faktin që shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.
Ajo i ka vënë synim vetes të jetë sa më aktive dhe të ndihmojë shtatzëninë të shkojë sa më mbarë dhe lehtë.

Emma Stone dhe Dave McCary e bënë publike fejesën dhjetorin e vitit 2019, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ku Emma tregonte unazën e diamantit.
Dyshja kishin menduar të martoheshin që në mars, por i shtynë planet për shkak të pandemisë së koronavirusit.


