Ashtu si shumë personazhe të famshëm, edhe Chloe Ferry është arratisur nga Mbretëria e Bashkuar si pasojë e krizës së krijuar nga Covid-19.
Modelja ka vendosur që të shkojë në Emiratet e Bashkuara Arabe për një “udhëtim biznesi”. Nga postimet e publikuara në “Instagram” duket se 25-vjeçarja po punon fort.
Ajo ka ndarë me ndjekësit disa fotografi ku shfaqet super “hot” me bikini rozë. Ylli televiziv nuk i ka lënë vend imagjinatës me format e saj bombastike.
Chloe Ferry ka guxuar shumë me rroba banjat që ka veshur, pasi për pak sa nuk i kanë zbuluar pjesët intime.