Violetë Kukaj duket atraktive në fotografitë e fundit.
Violetë Kukaj muajt e fundit është komentuar shumë për ndryshimin drastik në dukje.
E me këtë ndryshim, atë e shohim edhe me një stil më ndryshe, për të cilin merr komente të shumta nga ndjekësit.
Ditën e sotme, këngëtarja e nisi me disa imazhe, ku shfaqet e veshur me kostum kuq e zi dhe uron fansat për vitin 2021.
“Ju uroj nje Vit te mbare ?”, shkruan ajo, teksa duket se e nisi vitin me energji pozitive.
Në këto imazhe, artistja tregoi edhe linjat trupore e veshur me kostum të zi dhe dukej shumë joshëse.

