Në fillim të këtij viti, Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.
Lajmin emocionues e dha vetë aktorja e humorit, duke publikuar në rrjete sociale disa foto të shkëputura nga ceremonia e zhvilluar në Bashkinë e Tiranës.
Mbrëmjen e djeshme, ajo vendosi të realizonte një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku mori edhe pyetje të ndryshme, sidomos nga jeta private.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/07/auto_rudina-dembacaj-mark-frroku-81610018166.jpg)
Një nga ndjekëset e ka pyetur: “Sa herë në javë bën seks?”
Ndërkohë, moderatorja i është përgjigjur pa komplekse: “Mendova se ishe burrë që bëje këtë pyetje. Qenke një zonjë. Meqë pyetja është e sinqertë, do përgjigjem sinqerisht. Unë nuk bëj seks, bëj dashuri zemër”.
Rudina e ka treguar herë pas here se është shumë e hapur me të gjithë, prandaj ka zbuluar edhe se ka bërë botoks.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/07/auto_rudina-dembacaj21610018165.png)
Duke qenë se partneri i saj ka tre fëmijë nga martesa e parë, aktorja nuk ka shpëtuar pa një pyetje edhe në lidhje me ta: “Kë do më shumë nga fëmijët e Markut?”
Rudina shkroi se Erta Frroku është partnerja e saj në krim, duke lënë të kuptohet se me të ka një marrëdhënie edhe më të ngushtë.