Kim befasoi me veprimin e fundit.
Që prej ditës së djeshme, emri i Kim Kardashian është bërë shumë i lakuar në shtypin rozë.
Kjo për faktin se raportohet që ylli televiziv dhe partneri i saj, Kanye West janë drejt dirvorcit dhe se çdo gjë ka mbaruar mes tyre.
Madje, gjatë ditës kanë qarkulluar edhe thashetheme se dyshja kanë nisur romanca të reja, por një gjë e tillë deri tani mbetet e pakonfirmuar.
Derisa të gjithë komentojnë lajmet për divorc, Kim duket se nuk po i bën fare për atë që ndodh rreth saj.
Ajo publikoi një fotografi në Instagram, të realizuar në palestër, teksa tregon se po vazhdon ushtrimet.

Thashethemet për një ndarje të mundshme të çiftit nisën ditë më parë, ku Kim u pa në darkën e Krishtlindjes pa unazë në dorë.