Ardhja në jetë e më të voglës në familjen Malik, i ka kthyer gjithë sytë nga modelja Gigi Hadid.
Ndonëse deri tani Gigi dhe Zayn kanë zgjedhur të mos e zbulojnë as emrin dhe as figurën, nuk kanë mundur të mos publikojnë pamjet më të ëmbla të vogëlushes.
Gigi ka ndarë një moment ku vajza i ka kapur dorën, shoqëruar me mbishkrimin: “Vajza ime”.
Vetëm disa ditë më parë Hadid nisi sfidën e fundit të ‘Instagram-it’, “Më trego një foto të….”, megjithatë ajo e shoqëroi me një fjali përjashtuese: “Mos kërkoni foto të vajzës se nuk do të ndodhë”.
Pra kënaquni me këto postime të Gigi-t se foto tjetër nuk ka.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/08/auto_7A0AD46A-DDFE-409B-B99C-C4D1EFE3DBC0-292x4001610084606.jpeg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/08/auto_3DDADAA1-499E-42D7-80E3-A8D8F6E2B528-600x7371610084606.jpeg)