Viti i Ri nuk e ka gjetur më single aktoren e famshme Vanessa Hudgens.
Sipas “Daily Mail”, Hudgens po del prej kohësh me yllin e MLB, Cole Tucker dhe e kanë kaluar bashkë natën e ndërrimit të viteve, për ta nisur 2021-shin së bashku, shkruan.
“Ata janë të dashur. U bënë bashkë për Vit të Ri”, tha një burim i afërt.
Në fund të nëntorit të kaluar, dyshja u pa bashkë në publik, teksa ishin të kapur dorë për dore.
Kjo lidhje e re për Vanessa-n vjen një vit pas ndarjes së saj të bujshme nga lidhja 8-vjeçare me Austin Butler.
Siç raportuan mediat e huaja asokohe, aktorja dhe Butler vendosën t’i japin fund pasi distanca s’po i bënte mirë marrëdhënies së tyre. Gjithashtu, ata kishin drejtime të ndryshme në jetë ndaj vendosën të ndahen.
Fillimisht, ndarja nuk ishte përfundimtare dhe dyshja vazhdoi të mbante kontakte e të ruante respektin për njëri-tjetrin, por duket se një dashuri e re ka trokitur në derën e Vanessa-s.
Në nëntor të vitit 2020, Hudgens u shpreh për “Entertainment Tonight” se çfarë po kërkonte në partnerin e ardhshëm.
Aktorja tregoi se mbi të gjitha, ata duhet të kishin interesa të përbashkëta dhe kaq mjaftonte që ta bënte atë të lumtur.


