Moderatorja Bora Zemani është një ndër figurat më të dashura të televizionit, e cila përveç daljeve në ekran, është aktive thujase shumicën e kohës edhe në llogarinë e saj në Instagram.
Bora ndan me ndjekësit momente të ndryshme të përditshmërisë së saj, ndërsa sot ka kujtuar për fansat se feston ditën e saj të lindjes.
Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit ditëlindja e ka gjetur Borën në punë, në xhirimet e emisionit “Për’puthen”.
A gjeni dot vetë moshën e saj? Nëse jo, jua tregojmë ne!
Moderatorja ka lindur më 9 janar të vitit 1992, ndërsa sot ka mbushur 29 vjeç.
Megjithëse është ende shumë e re, ajo nuk i tregon aspak 29 vitet e jetës, duke u dukur ende sikur është në fillim të të 20-ave të saj.
Shumë urime për Borën!