Meghan Markle dhe Harry kanë marrë një vendim drastik për praninë e tyre në rrjete sociale.
Pas shkëputjes nga familja mbretërore rreth një vit më parë, çifti ka vendosur të mos përdorin më ‘Twitter’, ‘Instagram’, ‘Facebook’. Përse e morën këtë vendim?
Sipas ‘Times of London’, Meghan dhe Harry kanë marrë shumë komente negative dhe nuk e duan këtë gjë në jetën e tyre.
Pas shkëputjes nga familja, ata janë gjykuar shumë nga fansat, madje nëse nuk e mbani mend, në 2019-ën doli një raport që e nxirrte Markle si gruan më të përfolur për keq.