Madonna raportohet se ka vizituar 5 shtete në vetëm 3 javë, pavarësisht kufizimeve të vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Mretëresha e Popit thuhet se ka udhëtuar nga Los Angeles në Londër, më pas drejt Egjitit dhe nga Egjiti në Malavi e Kenia në Afrikën Lindore.
62 vjeçarja është shoqëruar gjatë udhëtimit nga i dashuri i saj 26 vjeçar, balerini amerikan Ahlamalik Williams, si edhe nga 5 fëmijët e saj.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/12/auto_madonna21610453733.jpg)
Në prag të Krishtlindjes, ajo, Williams dhe katër fëmijët e saj të adoptuar, David Banda, 15 vjeç, Mercy James, 14 vjeç dhe binjakët Estere dhe Stella, të dy 8 vjec fluturuan nga LA drejt Londrës.
Aty iu bashkua djali i saj i madh, Rocco, 20 vjeç, fëmija i saj i vetëm nga martesa e saj me regjisorin britanik Guy Ritchie.
Më 28 dhjetor udhëtuan drejt Malavi, vendi ku adoptoi fëmijët, përmes një ndalese në Egjipt.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/January/12/auto_madonna11610453736.jpg)
Burime pranë këngëtares thanë për The Sun se familja ka bërë rregullisht teste të COVID. Ndërsa raportohet se këngëtarja, e cila ka një pasuri me vlerë 630 milion paund, besohet të ketë udhëtuar me avion privat.