Adrolën e ‘thumbuan’ në videon e fundit.
Adrola Dushi është një prej modeleve më të njohura shqiptare, e cila arrin gjithmonë ta marrë vëmendjen e publikut.
Ajo është goxha aktive në rrjete sociale, në të cilat pranon komente të shumta, mes të cilave edhe ofendime.
Së fundi, modelja publikoi një video, në të cilën shfaqet tërheqëse derisa po tregonte nga afër grimin në fytyrë.
Një prej ndjekësve i komentoi duke i thënë se po duket si burrë, kurse ajo nuk përtoi t’i përgjigjej menjëherë.
“Diqka je keqav si burrë! Po dukesh. Pot xhelozoj prandaj thash”, kurse Adrola ia ktheu me shaka, duke e falënderuar.

