Ava Max bëri ndryshim drastik në dukje.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, njihet për guximin që ka për të bërë eksperimente në dukje.
Ajo tash e një kohë ka mbajtur gjysmën e flokëve të shkurtra, kurse gjysmën tjetër shumë të gjata dhe qëndroi bjonde.
Por para pak kohe ajo i ngjyrosi ato me ngjyrë portokalli, teksa së fundi vendosi të bëjë ndryshim drastik, duke i ngjyrosur flokët e zeza.
“Amanda është kthyer”, ka shkruar këngëtarja sipër disa fotografive, teksa pyet fansat se a duhet të qëndrojë me këtë dukje, apo të ndryshojë.
Kujtojmë se Ava Max përmbylli një vit të suksesshëm në karrierën e saj me një album e shumë projekte muzikore, teksa pritet edhe këtë vit të sjell shumë këngë të reja.