Ylli i Hollywood rrëfeu në një intervistë për revistën GQ se ajo ka “luftuar” me ankthin dhe ndrojtjen përgjiatë gjithë jetës së saj.
Ndërsa kur ishte fëmijë prindërit e dërguan tek psikologu që të dilte nga “guaska” e saj.
“Me familjen dhe miqtë e mi, unë përfshihesha në cdo temë pa ndonjë arsye. Por kur bëhet fjalë për të panjohur e kam të vështirë të bisedoj,”- tregoi ajo.
Më pas shtoi: “Në këtë industri duhet të mësoja sesi të bisedoja dhe mendoj se konsiderohesha si e ‘ftohtë’ pasi nuk dija vërtet si të nisja një bisedë.
Më kujtohet kur stilistja ime më tha: “Ti je e ftohtë. Njerëzit mendojnë se je e tillë sepse nuk flet”, ndërkohë që në të vërtetë isha shumë nervoze.”