Modelja Kleoniki Delijorgji është përfolur për një lidhje dashurie me këngëtarin Alban Ramosaj.
Thashethemet nisë pas dedikimeve që i bënin njëri-tjetrit në rrjetet sociale, si edhe fotove intime që publikonin së bashku.
Madje nxorrën edhe një këngë me titullin “Unity”, më 14 shkurt të këtij viti, ku u shfaqën në skena të nxehta.
Megjithatë asnjëri prej tyre nuk reagoi ndaj këtyre thashethemeve, për të pohuar apo mohuar lajmet.
Së fundmi, e ftuar në “Shiko Kush Luan”, Kleoniki Delijorgji u vendos të zgjedhë mes Butrint Imerit dhe Alban Ramosajt, dhe sigurisht ajo zgjodhi këtë të fundit dhe iu drejtua atij me fjalët: “Të dua zemër”, ndërsa i dërgoi edhe një puthje nga ekrani.
Por kur u pyet a është në një lidhje refuzoi të përgjigjej, duke thënë se nuk dëshironte të fliste për jetën private.
Gjatë intervistës ajo u shpreh se i pëlqejnë meshkujt biondë, më të gjatë se ajo, si edhe të zgjuar.
Modelja tha se dëshiron që partneri ta mbulojë si me puthje ashtu edhe me diamante, teksa tregoi si e pëlqen seksi pasionant dhe dashuri me përqafime.
Pjesë nga intervista:
Alban Ramosaj apo Butrint Imeri?
Kleoniki Delijorgji: 100% Alban Ramosaj, të dua zemër ( I dërgon puthje)
Në një lidhje apo single?
Kleoniki Delijorgji: Nuk flas për jetën time private
Biond apo brun
Kleoniki Delijorgji: Biond
Një partner seksi apo i zgjuar?
Kleoniki Delijorgji: I zgjuar
Të të mbulojë me puthje apo me diamante?
Kleoniki Delijorgji: Me të dyja
Më i gjatë apo më i shkurtër se ti
Kleoniki Delijorgji: Më i gjatë, sigurisht
Seks pasionant apo dashuri me përqafime?
Kleoniki Delijorgji: Të dyja
Deklarova se jam e “adoptuar” pasi …
Kleoniki Delijorgji: Ishte një shaka nëse nuk e keni kuptuar ende
Pagesa më e lartë që ke marrë në modeling është …
Kleoniki Delijorgji: Ka shumë zero
Vendi më i cuditshëm ku kam bërë seks është …
Kleoniki Delijorgji: Në krevat
Mashkulli përfekt për mua ka …
Kleoniki Delijorgji: Ka shumë hapësirë për një femër të fuqishme si unë
Nëse mashkulli ideal po më i sheh i them ..
Kleoniki Delijorgji: Po të pres, ndoshta (qesh).