Moderatorja e sportit Leila Kraja është komentuar shpesh në mediat rozë për kilet e tepërta që kishte marrë gjatë verës.
Së fundi moderatorja duket se është rikthyer sërish në formë dhe këtë e kanë vënë re edhe ndjekësit në rrjetet sociale.
Gjatë një interviste me ndjekësit në Instagram, Leila ka ndarë edhe “sekretin” se si i ka hequr kilet e tepërta.
Si je dobësuar? Çfarë bëre?, e pyet ndjekësja.
“Për zotin asgjë. Kam ngrënë çdolloj gjëje që dua, thjesht me porcione të vogla. Dhe kam qenë e ngarkuar me punë. Ndonjëherë hamë kot sa për të kaluar kohën. Por unë them mos i kufizo vetes gjë. Pasi tek gjëja e mohuar e mbajmë mendjen pastaj”, shkruan Leila.