Miley Cyrus po shënon sukses me albumin e saj të shtatë “Plastic Hearts”, shkruan The Sun.
Këngëtarja amerikane pozoi mbi bagazhin e një makine me pantallona me ngjyrë të ndezur rozë dhe një këmishë të kombinuar me ta.
Këtë veshje ajo e kombinoi me një palë çizme me taka të larta.
Fotografinë në fjalë, Miley e postoi në Instagram për të falënderuar fansat e saj që e ndihmuan të mbajë albumin numër 1 në top-listat amerikane për më shumë se një muaj.
Ajo tha “Pesë javë numër 1 në top-lista me “Plastic Hearts”. Duket se është një kohë e vështirë për të qenë e lumtur me kaq trishtim që na rrethon të gjithëve, por mbështetja që i tregohet këtij albumi, nuk mund të neglizhohet. Mirënjohje maksimale për të gjithë që e dëgjojnë këtë album. Unë vazhdimisht po mendoj për kohën kur mund të ribashkohemi përsëri. Gati që ky cirk të marrë fund”, shkruan ajo.