Jennifer Lopez dukej më në formë se kurrë, teksa zbuloi barkun e saj të tonifikuar në një xhup të shkurtër ngjyrë ulliri, ndërsa po shkonte në palestrën ‘Somi Fitness’ në Miami, Florida.
51-vjeçarja dukej sportive, e veshur me një palë streçe të zeza lëkure të ngushtë me emrat e binjakëve të saj 12-vjeçarë: Emme dhe Max, të cilët ajo i ka me ish-burrin Marc Anthony.
Para se të nisej drejt stërvitjes së saj, një furgon i lëvizshëm i testeve COVID-19 u pa duke dalë nga shtëpia që ajo e ka në pronësi me të fejuarin e saj Alex Rodriguez.
Ajo u pa me një maskë shumëngjyrëshe në fytyrë ndërsa dilte nga një makinë e tipit ‘Porsche Carrera 911’ i kuq i drejtuar nga ndihmësi i saj. Së fundmi ajo publikoi klipin e saj më të ri “In the morning”, i cili është pritur mirë nga fansat.