Melinda erdhi atraktive në imazhet para pasqyrës.
Melinda Ademi ka ndarë me ndjekësit disa imazhe tërheqëse në rrjete sociale.
Artistja në këtë paraqitje erdhi e veshur me një bluzë të bardhë, ndërsa në plan të parë kishte vënë këmbët joshëse.
“E ëmbël si sheqer”, është mbishkrimi që Melinda ia la fotografive, teksa pranoi pëlqime e komente të shumta të ndjekësve.
Sa i përket projekteve muzikore, “Mëkatare” titullohet balada e fundit e Melindës, e cila është pritur shumë mirë në publik.
Kënga në fjalë deri tani numëron mbi nëntë milionë klikime në YouTube.