Orgesa Zaimi drekën e së shtunës ja ka dedikuar familjes së saj dhe një nga momentet më të bukura e ka ndarë me fansat e saj. Nëse vështirësia më e madhe e çdo nëne është të bindë fëmijët që të hanë pjatën e supës, për këngëtaren e njohur nuk është një problem.
Orgesa e ka gjetur recetën se si fëmijët të ushqehen shëndetshëm: duhet që supa të mbajë era dashuri.
Këngëtarja e zbuloi këtë detaj me një video ku shfaqet Kroni duke nuhatur supën e duke e komentuar në mënyrën më të çiltër.
Pak dashuri hidhini edhe ju ushqimit dhe mbase do i bindni fëmijët të ushqehen.
